Biletat e Shqipëri-Serbi, me masa esktreme

0

shtë diskutuar gjerë e gjatë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, në një takim mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, një ndër temat kryesore ka qenë shitja e biletave, e cila do të bëhet nëpërmjet kartave të indentitetit, në mënyrë që të ketë kontroll të plotë të zhvillimit të ndeshjes.

serbi-shqip-euml-ri-shtyhet-edhe-p-euml-r-disa-jav-euml-vendimi-i-apelit_hd

Personat me precedentë penalë nuk do lejohen të pajisen me bileta, si edhe disa nga organizatorët e tifogrupeve të njohur për rrezikshmërine e tyre.

FSHF kërkon mbështetjen e Qeverisë Shqiptare për të organizuar ndeshjen më të rrezikshme të historisë së futbollit tonë. Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka, pati një takim në Kryeministri me Edi Ramën, si dhe një pjesë të kabinetit të tij, Ministrin e Mbrojtjes dhe të Rendit, përkatësisht Mimi Kodhelin, Saimir Tahirin, si dhe Kryetarin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Visho Ajazi.

Nga sot, nis organizimi për marrjen e masave, që do të jenë ekstreme dhe të pa provuara më parë në vendin tonë, në mënyrë që më 8 tetor, në ditën e ndeshjes Shqipëri-Serbi, gjithçka të jetë në standarte të larta europiane dhe të mos biem pre e asnjë provokimi serb, që të mos përsëritet Beogradi i 14 tetorit të vitit të kaluar në ndeshjen e kthimit, në Shqipëri.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com