Bilaçi po bëhet me infrastrukturë të kompletuar

0

Në fshatin Bilaç të komunës së Bujanocit sot në mënyrë solemne ka filluar faza e parë e shtririjes së rrejtit të kanalizmit edhe në lagjën e fundit të këtij vendbanimi.

Bilac

Ishin shumë faktor të cilt kanë penguar punimet, mirëpo me kërkesë të banorëve të kësaj lagje dhe pëlqimin e kryetarit sot në këtë lagje kanë filluar punimet në fazën e parë. 1200 metra janë paraparë që të shtrihet rrejti i kanalizmit me vlerë 5 milion dinarë i cili parashikohet të përfundoj deri në fund të vitit 2014. Vlera totale e këtij projekti është 19 milion dinarë duke llogaritur edhe pjesën e dytë me gjatësi mbi 2000 metra. Sipas kryetarit të bashkësisë lokale të fshatit Bilaç Jakup Xhelili është i mirëseardhur edhe ky projekt me rëndësi jetike dhe i dosmodoshëm edhe për baonrët e kësaj lagje, pasi që kërkesat e tyre që të kenë kanalizim dhe të mos kenë probleme me ujërat zeza ishin të shumta, andaj sot kjo ëndërr po bëhet realitet. Kryetari i organit mbykqyrës pranë ndërmarrjes publike Komunalia Avni Ismaili tha se, faza e parë e këtij projekti ka filluar sot dhe parashikohet të përfundoj deri në fund të viti ndërsa pjesa tjetër në vitin 2015. Punëkryes në fazën e parë do të ejtë kompania “Negoca” ndërsa në fazën e dytë ndërmarrja publike “Komunalia”. Sipas Ismailit në fshatin Bilaç është duke u punuar me intenzitet të lartë pasi që është duke u asfaltuar edhe rruga në ato pjesë kua ka përfunduar rrjeti i kanalizimit. Banorët e kësaj lagje të fshatit Bilaç janë ata që më së shumti e kanë pasur të domosdoshme kanalizimin dhe e kanë mirëpritur sot fillimin e punimeve. Në vitin 2015 i tërë fshati Bilaç do të jetë edhe me sistemin e kanalizmit edhe me rrugë të asfaltuar dhe në këtë mënyrë do të ketë infrastrukturën e kompeltuar./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com