Bijtë tanë u tradhtuan nga Ali Ahmeti dhe të tjerët!

0

Familjarët protestojnë, ne po terrorizohemi nga pushteti sllavo-maqedonas

largea_kryesore-8-9-web1432136414

“Ata që janë në burgje të lirohen sa më shpejt. Ata kanë shkuar për të luftuar për popullin shqiptar që është duke vuajtur nga pushtuesi maqedonas. Këta djem janë të Kosovës, nuk janë të familjes”, tha Mentor Vishesella.

Përsëri njerëz të mbledhur në sheshin e kryeqytetit, në Prishtinë, përsëri dhimbje, lot e krenari. Shqiptarët po protestojnë dhe po i kërkojnë të drejtat e tyre për të satën herë me radhë. Në duar mbajnë parulla të ndryshme me të cilat kërkojnë që të gjallë a të vdekur bijtë e tyre të kthehen në vendlindje.
Rreth një javë më parë familjarët e tyre shkuan për t`i mbrojtur idealet e tyre, për t`i kërkuar të drejtat e bashkatdhetarëve shqiptarë në Maqedoni. Qëllim tjetër nuk kishin, përpos atij që shqiptarët t`i gëzojnë të drejtat e tyre sikurse të gjithë qytetarët e tjerë të atij shteti.

Qeveria të na informojë

Mentor Vishesella, familjarë i të vrarit Fatlum Vishasella iu bëri thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që t`iu sjellin ndonjë informatë për më të afërmit e tyre, të cilët sipas tij kanë shkuar për mbrojtur qytetarët nga dhuna e shtetit Maqedonas.
Ne ju bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të na sjellin ndonjë informatë për më të afërmit tanë. Ata që janë në burgje të lirohen sa më shpejt. Ata kanë shkuar për të luftuar për popullin shqiptar që është duke vuajtur nga pushtuesi maqedonas. Këta djem janë të Kosovës, nuk janë të familjes. Ata djem kanë shkuar t`iu tregojnë maqedonasve se ajo është tokë shqiptare dhe do të jetë gjithmonë shqiptare.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com