Bien në kurth dy kosovarë, deshën t’i shesin drogë policit

0

Bien në kurth dy kosovarë, deshën t'i shesin drogë policit

Dy shtetas të Kosovës me qëndrim në Austri janë kapur nga policia pasi që kanë dashur t`i shesin policit (të maskuar si civil) 800 gramë drogë të tipit heroinë.

Klienti potencial i dy kosovarëve qëlloi të jetë polic në rroba civile, i angazhuar pikërisht për ndjekjen e tregtisë me drogë.

Dy kosovarët ia kishin ofruar atij drogën me çmim më të lirë, gjegjësisht 18 mijë euro ndërkohë që policia ka konstatuar se “malli” i ofruar kishte kualitet shumë të lartë dhe mund të kushtonte 50 mijë deri në 60 mijë euro në treg të lirë.

Policia u kishte rënë në gjurmë dy dilerëve pasi që kishte marrë informata se një 35 vjeçar nga Kosova me banim në Pongau ishte i përfshirë në tregti të drogës.

Nga fillimi i tetorit atë e kishte vizituar disa herë një bashkëvendës i tij 39 vjeçar, i vendosur në St. Johann. Polici në rol hetuesi ia kishte dalë të vendoste kontakte me të dytë dhe dalë nga dalë të fitonte besimin e tyre, shkruan diepresse.at.

Ky besim u kurorëzua me ofertën që i bënë ata për shitjen e 800 deri 1000 gramëve heroinë në vlerë prej 18 mijë eurove. Po ashtu ata i kanë ofruar policit edhe biznese të tjera për të ardhmen.

Pranim-dorëzimi i heroinës ishte planifikuar të bëhej pasditen e 13 tetorit në një parking të një qendre tregtare në Wals. Aty po prisnin policët e njësitit të komandove Cobra, të cilët arrestuan dy kosovarët.

Më i vjetri prej tyre e ka pranuar veprën, duke përmendur varësinë nga droga dhe problemet financiare si motive. Ai ka qenë edhe më parë i dënuar në Zvicër. 35 vjeçari nuk e ka pranuar veprën. Të dy ata janë dërguar në burgun për hetime në Salzburg. /albinfo.ch/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com