Bie WhatsApp

0

Përdorues të shumtë të WhatsApp kanë raportuar në rrjetet sociale se e kanë pasur dhe e kanë të pamundur të dërgojnë apo marrin mesazhe, tekst, foto apo video përmes këtij aplikacioni në mbrëmjen e së enjtes.

Në Twitter është përhapur me shpejtësi hashtagu “WhatsApp Down”, ndërkohë që është i paqartë shkaktari i këtij problemi.

Janë të paqarta përmasat e avarisë, por WhatsApp numëron mbi 1 miliard përdorues në mbarë botën dhe një defekt i vogël mund të cenojë komunikimin mes tyre.

Asnjë reagim nga kompania deri tani. /gsh

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »