Betejë me tanke në Donjeck

0

Një betejë më tanke u raportua se është zhvilluar në lindje të Ukrainës, derisa forcat qeveritare vazhdojnë të luftojnë me separatistët pro-rusë, përpara afrimit të armëpushimit.

auto_asv1423864361Njësia pro-qeveritare Azov raportoi më 13 shkurt se është përfshirë në luftime të ashpra me njësitë separatiste në fshatin Shyrokyne, district i Donjeckut. Raportet thanë se artileri e rëndë është përdorur gjatë betejës. Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleh Turchynov tha se forcat qeveritare kishin marrë kontrollin në fshatra tjetra të rajonit, përfshirë Pavlopil, Kominternove, Lebedynske dhe Berdyanske. Nuk u raportua viktima. Kjo betejë vjen pas marrëveshjes të sapo arritur në Minsk, mes Ukrainës dhe Rusisë, për të filluar armëpushimin në mesnatën e 15 shkurtit. /rel/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com