Besuam dhe fituam, Shqipëria përmbysë Armeninë

0

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar një fitore të madhe në një takim tejet emocionuese në “Elbasan Arena”, duke mposhtur Armeninë me rezultat 2:1.

Mavraj

Shqipëria dhuroi emocione që rrallë i kemi përjetuar, duke bërë përmbysjen e rezultatit.

Armenët befasisht shënuan të parët, duke gjetur golin që në minutën e 4’, nëpërmjet Yura Movsisyan.

Vazhdimi i pjesës së parë, i takoi tërësisht Shqipërisë, por pa mundur që arrijnë golin e barazimit.

Edhe pjesën e dytë kuqezinjtë e nisën furishëm, duke qëlluar shtyllën me Cikalleshin.

Në minutën e 70’, Armenia mbeti me një lojtar më pak, kur Hovhannes Hambardzum u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Kjo bëri që të përzgjedhurit e De Biasit, të kërkojnë edhe më shumë barazimin, dhe pas shumë tentativave, e arritën në minutën e 77’, me Mergim Mavrajn, që barazoi me kokë.

Ky gol rriti edhe më shumë dëshirën për fitore të kuqezinjve, që pas pesë minutave, shënuan edhe golin e dytë, me të jashtëzakonshmin Shkëlzen Gashin, që shënoi golin e parë me kombëtaren e Shqipërisë.

Pas kësaj fitore, Shqipëria numëron 7 pikë dhe renditet në vendin e dytë në grupin I, me pikë të barabarta me Danimarkën./Indeksonline/

shqiperia

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com