Besnik Hasi do të zëvendësojë Wengerin?

0

Besnik Hasi do të zëvendësojë Wengerin?

Shtypi britanik shkruan se besimi ndaj francezit Arsene Wenger është thyer dhe se ish-kapiteni i Shqipërisë, Besnik Hasi, mund ta pasojë në detyrë.

Forma mjaft e mirë e Anderlechtit në Ligën e Kampionëve e ka rritur reputacionin e Besnik Hasit në kontinent aq shumë saqë mediat britanike po e lidhin atë me një kalim te skuadra londineze e Arsenalit, transmeton koha.

Sipas shtypit britanik, transmeton illyriapress, Arsene Wenger pritet të shkarkohet nga detyra e trajnerit te Arsenalit teksa një nga mundësitë për ta zëvendësuar atë është pikërisht trajneri gjakovar.

Arsenali dështon të fitojë një titull kampion që nga viti 2003 ndërsa reformat e vazhdueshme të trajnerit francez nuk kanë dhënë atë që pritej.

Së fundmi, Arsenali u mposht 1-2 në “Emirates” nga Mancheter United që është në formë të dobët dhe kjo nuk është përtypur mirë nga tifozët.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com