Bernabiq: Jo pasaporta të Republikës së Kosovës për shqiptarët në Luginë

0

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë sot në Këshillin për minoritete se nuk është folur për atë që shqiptarët nga jugu i Serbisë (Lugina e Preshevës), mund të pajisen me pasaporta e shtetësi të Kosovës, sepse, siç ka thënë, kjo ide nuk është në përputhje me Kushtetutën e Serbisë
“Nuk kemi biseduar dhe nuk do të bisedojmë për këtë çështje sepse kjo s’është temë bisede”, ka thënë Bërnabiq.

“Kjo temë i përket mekanizmave institucionalë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë e kjo nuk është assesi në përputhje me Kushtetutën dhe me ligje. Kështu nuk është e hapur fare debat për këtë “, citon b92 të ketë thënë Bërnabiq.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com