Berisha i rikthehet hakmarrjes ndaj Haklajve: Ata përgjakën Tropojën

0

Ish-Kryeministri Berisha foli edhe për vrasjen e Azem Hajdarit në intervistën përballë gazetarit Berat Buzhala duke thënë se atë e vrau Fatmir Haklaj.

Pjesë nga intervista
Ai ishit të përfshirë në tentim puçin e ’98-ës pas vrasjes sëAzem Hajdarit?

Absolutisht e kundërta. AzemHajdarin e ekzekutuan majorë Fatmir Haklaj, ish-drejtor i komisariat të Tropojës, kapiten Jaho Salihi ish shef i krimeve të Policisë së Tropojës, nipi i Skënder Gjinushit edhe ai në funksione, e kanë vrarë në Itali, Ismet Haxhia, Izet Haxhia, që të gjitha këta, e ekzekutuan para selisë së PD-së.

Sa i afërt keni qenë me zotin Hajdari?

Shumë i afërt. Që nga dita e parë, takimi i parë tek studentët. Ka qenë në mënyrë absolute e vetmja kafshë politike që kam njohur në jetën time. Ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm, kishte reflekse politike të pakrahasueshme me njeri. Kishte si cdo njeri tjetër rënie ngjitje, por ishte njeriu që cdo ditë do hynte në zyrën time dhe më thoshte “cfarë do tu bëjmë sot”. Ishte tribun.

A ju ka mbështetur në atë kohë zoti Bujar Bukoshi, me njerëz..?

Jo absolutisht. Ajo ishte një revoltë e përgjithshme. Nëse Partia Demokratike kishte krahun e vet militant, ai ishte krahu i Azem Hajdarit. Ata e kishin idhullin e tyre. Dhe këta njerëz nuk kishin kurrë ndërmend as ta sillnin këtu, por në mënyrë krejtësisht të pavarur, nuk e çuan arkivolin dhe kortezhin nga e kishin përcaktuar, e marrin dhe sjellin tek kryeministria. Kemi bërë gjithçka për t’i ndaluar, është Preç Zogaj, në atë kohë (mos gabohem) këshilltar i Rexhep Mejdanit. Rexhepin nuk e gjen. Dhe kam komunikuar me Rexhepin…

Ishte pak komike zhdukja e Partisë Socialiste

U zhdukën ja mbathën të gjithë si minj sepse ishin implikuar të gjithë në krimin e shëmtuar. Ne ishim të bëhej gjyqi, të bëhej procesi. Ata nuk i arrestuan njerëzit, i liruan. Ne i ndoqëm njerëzit në çdo postbllok se na informonim. Dhe çdo postbllok ata i kaluan lirshëm derisa shkuan në Tropojë. Dërguan njerëz këta dhe ata ja pohuan: “Po ne e kemi vrarë”, por ata nuk i arrestuan dhe bënë gjithçka që të mos i arrestojnë. As gjermanët, përveç serbëve, nuk ka bërë kush masakra në Tropojë sa kanë bërë këta, se futën një luftë vëllavrasjeje. Na thonin njerëzit ose duhet të bëjmë kryengritje dhe e marrim me kryengritje komisariatin sepse jemi më shumë.Sepse këta vrisnin, vrisnin në zyrë. Fatmir Haklaj vrau oficerin e policisë në zyrë, Shaqir Hoxhën.

A është përgatitur atentat ndaj jush në atë kohë prej atij grupi?

Jo prej këtij grupi s’mund të them. Këta qëlluan por…jo ndaj meje personalisht. Këta donin që unë mos të shkoja në Tropojë, por unë shkova. Këta menduan të më bllokonin rrugën por nuk e bënë dot, sepse unë shkova dhe mbajta miting. Ndaj meje nuk mund të them, por këtavranë Tropojën, vranë njerëz të pafajshëm që nuk kishin asnjë lidhje, përveçse kishin përkatësi të partisë Demokratike, studentë të dhjetorit, Naim Dizdari, Abdyl Matoshi…

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com