Beqirit nuk i lëshohet “kolltuku” e dorëzon postin vetëm formalisht jo teknikisht

0

Edhe përkundër kryerjes të të gjitha procedurave për pranim dorëzimin e postit të kryetarit të Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, kryetari i shkarkuar të hënën më 24 nëntor nga kuvendi i dalë nga zgjedhjet e fundit, Galip Beqiri dëshironë që teknikisht ta shijojë edhe naj ditë këtë post, kështu duke pritur edhe shpresën e fundit nga Beogradi për ta zyrtarizuar pranim dorëzimin.

Gala 2

Gjatë ditës së sotme në procedurën e pranim dorëzimit është formuar komisioni për pranimdorëzim të cilët e kanë verifikuar një gjë të tillë, por Beiqri nuk i ka dorëzuar kryetarit të ardhshëm Jonuz Musliut asnjë dokument zyrtarë, para se të kthehet siç ka thënë Berqiri vendimi nga Beogradi, gjegjësisht ministria përkatëse. Pas përfundimit të takimit beqiri për media ka deklaruar se, ditëve në vijim ky post teknikisht dhe në mënyrë administrative ti dorzohet kryetarit të ri, dhe nga Minstria përkatse të bëhët edhe deponimi i nënshkrimit i kryetarit Musliu, Beqiri gjithashtu nuk ka lënë mediat që të jenë të pranishme në ceremonin e pranim dorëzimit. Nga ana tjetër kryetari i ardhshëm i KNSh-së Jonuz Musliu pas pranimdorëzimit të detyrës formalisht ka dekalruar se, “do të vazhdojmë më tej me procedurat aty ku e ka lënë krytari i deritanishëm, duke shpresuar për suksese më të mëdha, sepse me të arriturat e këshillit të deri tanishëm nuk jamë i kënaqur” Musliu ka kërkuar bashkëpunim dhe unitet, sepse vëtëm kështu mund të zgjidhen problemet e shqiptarëve./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com