Beogradi, të hënën në “shtetrrethim”: Rama, me siguri si të Putinit!

0

Beogradi, të hënën në “shtetrrethim”: Rama, me siguri si të Putinit!

Burime diplomatike bëjnë të ditur për mediat në Shqipëri se në kryeqytetin serb ka mbërritur grupi i protokollit të shtetit shqiptar që është vënë në masa të pazakonshme sigurie.

Qëllimi i mbërritjes të koordinatorëve të protokollit të shtetit, thekson burimi, lidhet me dhënien e dorës së fundit të përgatitjeve të kësaj vizite delikate, por flitet edhe për një angazhim të forcave të sigurisë serbe, të ngjashëm me atë të vizitës së presidentit rus Vladimir Putin.

Top Channel në Tiranë shkruan se grupi i protokollit të shtetit ka mbërritur në Beograd paraditen e të premtes në një kohë kur mediat dhe opinioni publik serb janë të përfshirë plotësisht në çfarë pritet të ndodhë të hënën, kur një kryeministër shqiptar do të zbres në Beograd për herë të parë pas 68 vjetësh.

Sakaq ka të dhëna se presidenti Nikoliq do të lëviz jashtë Serbisë atë ditë për të mos i dhënë dorën Edi Ramës, në një kohë kur perceptimi i përgjithshëm është se Rama po e sfidon Serbinë duke mos shprehur asnjë luhatje për ta bërë vizitën. Por, pika më e erret vijon të mbetet pjesa që lidhet me vizitën në Preshevë dhe se çfarë do të ndodhë atje.

Burimet informojnë se autokolona e vogël shqiptare do të tejzgjatet me mjete policore dhe rruga drejt vendbanimeve shqiptare do të ruhet nga mijëra trupa përfshire edhe ato ushtarake. Pala shqiptare nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim mbi atë se çfarë Edi Rama do t’u thotë shqiptarëve të Preshevës dhe duket se kjo vazhdon ta mbajë në pikëpyetje konfirmimin nga ana serbe të vizitës së kreut të ekzekutivit shqiptar në krahinën e banuar nga shqiptarët.

Gazeta serbe Kurir, në një shkrim dedikuar vizitës së Kryeministri Rama në Beograd shkruan për masat e sigurisë duke theksuar se do të angazhohen mijëra forca policie.

“Nuk dihet nëse Rama do të ecë në këmbë në Beograd”, thekson Kurir, pasi sipas kësaj gazete duke iu referuar burimeve nga policia atëherë do të duhen masa policore shtesë. /Top Channel/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com