Beogradi në shtetrrethim: Mijëra protestues kundër gej paradës (Foto)

0
Mijëra përkrahës të organizatës nacionaliste serbe “Dveri” janë mbledhur të shtunën në mbrëmje në sheshin “Republika” në Beograd për të protestuar kundër mbajtjes së “Paradës së krenarisë”, të paralajmëruar për të dielën.

Në mesin e tyre ka pasur edhe peshkop, të cilët kanë brohoritur “Zoti nuk e ka bekuar gej paradën, por këtë protestë po”.

Sipas mediave serbe, në këtë shesh janë edhe mijëra policë, duke bërë që Beogradi t’i ngjajë shtetrrethimit.

Qeveria e Serbisë pritet sonte të marrë vendimin nëse e lejon apo jo mbajtjen e kësaj parade.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com