Beogradi ia kthen Kosovës kadastrin e skanuar, origjinalin e mban

0

Beogradi do t’ia dorëzojë Prishtinës gjithë dokumentacionin kadastral të Kosovës, gjatë 12 muajve të ardhshëm.

kadasteri

Kjo, megjithatë, do të bëhet vetëm më mënyrë digjitale, pasi letrat origjinale mbesin në Serbi.

Lajmi u bë i ditur me rastin e rikthimit në funksion të ndërtesës së renovuar të Entit Gjeodezik të Arkivit Republikan në Beograd, i cili edhe do ta kryejë këtë punë.

Për këtë projekt, në lidhje me të cilin Kosova e Serbia arritën marrëveshje më 2 shtator 2011 në Bruksel, BE-ja ka dhënë 3 milionë euro.

Zyrtarët serbë thanë se dorëzimi i dokumetnacionit kadastral është një kusht që duhet ta plotësojë Beorgadi drejt rrugës së vetë për në Bashkimin Evropian.

“Këtu do të bëhet skanimi i krejt dokumentacionit kadastral nga Kosova e Metohia në mënyrë që të formohet një bazë e të dhënave, e cila, me ndërmejtësim të BE-së, do t’i dorëzohet Prishtinës”, ka thënë sekretarja e ministrisë serbe të ndërtimtarisë, komunikacionit e infrastrukturës, Aleksanda Damjanoviq për Novosti, transmeton Klan Kosova.

Zëvendësshefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Oskar Benedikt ka thënë se ky veprim do të ndihmojë në normalizimin e mëtejmë të raporteve mes Prishtinës e Beogradit.

Shkrimi për kthimin e letrave kadastrale, ka tërhequr vëmendjen e lexuesve të Novosti.

“Kur i dorëzon librat kadastral është kryer puna, Kosova edhe zyrtarisht bëhet shtet. Pavarësisht asaj se po dorëzojmë vetëm kopjet në formë elektronike, krejt dokumentet mund të shtypen në letër dhe të vulosen me vulë të shtetit të Kosovës”, ka thënë njëri nga ta, që është nënshkruar si “Politika”.

Këto dokumente janë të rëndësishme pasi ato ofrojnë dëshmi të pakontestueshme për pronat në Kosovë.
Ato janë marrë nga Serbia, gjatë luftës së vitit 1999.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com