Benteke e shpëton Liverpoolin nga humbja në derbin me Chelsean (Video)

0

top

Liverpooli dhe Chelsea kanë luajtur barazim 1:1 në ‘Anfield Road’, në derbin  e xhiros së 37-të të Premierligës.

Në të dy pjesët u shënua nga një gol.

Ishte fillimisht Eden Hazard që kaloi Chelsean në epërsi në pjesën e parë me një gol të bukur.

Belgu shënoi në minutën e 32’, pas një topi të pranuar nga mbrojtësi Baba Rahman.

Liverpoolin nga humbja e shpëtoi Benteke, që shënoi në minutën e 92’.

Në xhiron e fundit në Premierligë, Liverpooli udhëton te West Brown, ndërsa Chelsea pret kampionët e rinj të Leicesterit./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com