BËHU OPTIMIST-E

0

10458376_10202913209489627_4539529093628858899_n

Përshtati nga arbishtja

Mr.  Ragmi  Destani

Bëhu Optimist-e: Përkundër ekzistimit të sherrit, është edhe hajri.

Bëhu Optimist-e: Përkundër prezencës së problemeve, ekziston zgjidhja.

Bëhu Optimist-e: Përkundër prezencës së dështimit, ekziston suksesi.

Bëhu Optimist-e: Përkundër situatës së vështirë, ekziston një lule shpresë.

Bëhu Optimist-e: Sepse nga shumica e asaj që frikësohesh,, ajo nuk ndodhë.

Bëhu Optimist-e, sepse nga shumica e asaj që e kërkon, e arrin.

Bëhu Optimist-e: Sepse pas natës  është mëngjesi, pas errësirës është drita,

dhe pas vështirësisë vie lehtësimi.

Bëhu Optimist-e: Edhe nëse je i dobët, sepse i dobëti optimist është më i mirë

se sa i afti pesimist.

Optimizmi mund ta ndryshon të dobëtin në të aftë,

kurse pesimizmi e ndryshin të aftin në të dobët.

Bëhu Optimist-e: Sepse ai që mban shpresën, mban anijen që e nënshtron

edhe vështirësinë e detit.

Bëhu Optimist-e: Sepse Optimisti është njeri i cili e sheh dritën edhe kur ajo nuk ekziston,

dhe e kërkon atë deri sa ta gjen, kurse pesimisti e sheh dritën dhe nuk beson se e ka parë.

Bëhu Optimist-e: Sepse Optimisti gjen rast dhe mundësi në çdo vështirësi,

Kurse pesimisti sheh vështirësi në çdo rast dhe mundësi.

Bëhu Optimist-e: Mos e vështirëso ditën tënde me dertet e së nesërmes,

Sepse dertet e së nesërmes ndoshta nuk vijnë, e ti kështu e ke privuar veten nga lumturia e sodit.

Bëhu Optimist-e: Sepse njeriu pa shpresa ështu sikur bima pa ujë,

dhe pa buzëqeshje, je sikur lulja pa aromë,,

dhe pa dashuri dhe ndjenja për të tjerët, je sikur bjeshka që iu kanë djegur drunjtë.

Bëhu Optimist-e: Sepse inxhinjeria më e madhe në ndërtimtari  është:

Të ndërtosh një urë nga shpresa në ujin e pashpresë.

Bëhu Optimist-e: Sepse koha ndryshon,, ditë dhe natë, verë dhe dimër, ftohtë dhe nxehtë,

shi dhe kthjellët, e po të ishte koha e pandryshuar do të ishte e vështirë,,

Pra, atëherë mos u mërzit.

Bëhu Optimist-e: Sepse aktualiteti dhe ngjarjet historike vërtetojnë se:

Nuk mund të mundet një njeri i cili nuk dërëzohet kurrë.

Bëhu Optimist-e:

Sepse ka shumë e shumë që të duan,

Dhe ata, duan të të shohin gjithmonë të lumtur dhe OPTIMIST.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com