Behluli: Ja pse u largova nga Pushteti, ja pse u largova nga PD-ja
14:59 | 18 Prill 2016

Ekskluzive … Për herë të parë publikohet Letra e Nexhat Behlulit me arsyet e tija që e kishin shtyrë ta e braktise Partinë Demokratike të Nagip Arifit dhe administratën komunale pjesë e së cilës kishte qenë për plot tri vite nga mbajtja e zgjedhjeve locale të 6 majit të vitit 2012 kur ky subject edhe ishte fitues i këtyre zgjedhjeve. Letra me kërkesën e Nexhat Behlulit, zyrtarisht ju kishte dorëzuar kryetarit të Partisë Demokratike njëherit edhe kryetar i komunës së Bujanocit Nagip Arifit dhe shefit të kabinetit Arber Pajazitit. Nexhat Behluli asnjëherë deri më sot nuk e kishte marë përgjigjenë e kërkuar nga Arifi dhe Pajaziti. Letrën po e publikojmë në tërësi ashtu edhe si ishte e dorëzuar në kabinetin e kryetarit Nagip Arifi. Përshëndetje z.kryetar Nagip Arifi dhe Shefi i Kabinetit Arber Pajaziti …. Në këtë formë zyrtare të shkruar po Ju njoftoj se : -Që nga dita e Martë, 15 Shtator 2015, do ta e braktisi vendin e punës dhe nuk do të kontriboj në shërbim dhe interes të Adminiostratës Lokale dhe kabinetit të kryetarit të cilin Ju e udhëheqni por pjesë e të cilit kam qenë edhe unë përmesë disa “kontratave mbi vepër” të nënshkruara 5 herë radhazi në 3 vitet e fundit. “Marëdhënje të përhershme pune nuk kam krijuar në Administratën komunale për shkaqe të miat private, edhe pse ma keni ofruar këtë mundësi për çka Ju jamë mirënjohës” -Arsyeja që më ka shtyrë për ta e marë këtë Vendim që ta braktisi partinë dhe pushtetin është : -Nuk mundem më shumë të i përballoj dhe ta e pranoj që edhe pas 3 viteve prolongimi përkundër kërkesës të vazhdueshme, nuk e keni parë të arsyeshme që ta e zëvendësoni së paku njërin nga këto poste që kanë të bëjnë ekskluzivisht me zhvillimin ekonomik Lokal të Komunës së Bujanocit e i cili ka qenë prioritet ndaj të gjitha prioriteteve tjera sipas programit tonë partiak në fushatën zgjedhore të vitit 2012 : -Ndihmësin e kryatrit të komunës për çështje ekonomike (Serb nga Vranja) -Kryeshefin e Drejtoratit për Ekonomi dhe Bujqësi (Serb nga Vranja) -Udhëheqësen e zyresë për zhvillim ekonomik Lokal (poashtu nga Vranja) -Poashtu mos formimin dhe funksionalizimin e Këshillit për ekonomi në kuadër të administratës komunale edhe tani kur po skadon mandati i yni katër vjeçar është një veprim i patolerueshëm. -I nderuari kryetar, Sa për informim tuajin, asnjëri nga këto poste personalisht mua nuk më tërheqin dhe nuk kam asnjë pretendim personal, por për fat të mirë në mesin e kuadrove të reja të Partisë Demokratike disponojmë me ekonomista të diplomuar dhe profesionista të shkëlqyeshëm në numër të mjaftueshëm. -z.Kryetar, në ndryshimin eventual të vendimit tim dhe ti kthehem punës, mundeni të llogaritni vetëm kurë ta e vendosni s’paku, njërin nga këto Postet e lartëpërmendura ta e zëvendësoni me kuadër Shqipëtar dhe ekskluzivisht të jetë i Partisë Demokratike të cilës i përkasim edhe unë edhe ju. -Njëherit Ju kisha Lutur, që urgjentisht ta e caktoni dhe autorizoni puntorin e Administartës Komunale të cilit, në afatin sa më të shpejt të mundur, do të ia barti aktivitetet e mia që tani vetëmse janë të filluara dhe të cilat po presin për vazhdimësi të kryerjes së tyre urgjente , edhe ate si vijon : -Procesi i Privatizimit të Ndërmarjeve Shoqërore në komunën e Bujanocit. -Angazhimin rrethë Problemit të “GUMOPLASTIKËS” ku jam i emëruar zyrtarisht si nënkryetar i Kuvendit të Akcionarëve të kësaj Ndërmarje Shoqërore kurse momentalisht e ushtroj edhe postin e kryetarit të kuvendit të aksionarëve për shkak të problemeve shëndetësore të kryetarit actual serb nga Leskovci. -Vazhdimi i realizimit të Projektit për Renovimin e 7 Objekteve Skollore në komunën e Bujanocit, në bashkëpunim në mesë Ushtrisë Amerikane, Gardës së Ohajës, Ushtrisë Serbe dhe komunës tonë si Partner në këtë Projekt e ku unë jamë i emëruar nga ana e juaj si koordinator i projektit të përbashkët me ushtritë e lartëpërmendura. -Vazhdimi i bashkëpunimit me Odat Ekonomike të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë në bazë të nënshkrimit të Memorandumeve për bashkëpunim në asnjë mënyrë nuk guxon të ngece. -Monitorimin e firmave private për realizimin e projekteve të tyre të cilat ishin përfituese të subvencioneve finansiare nga buxheti komunal,Trupi Koordinues dhe nga donatorët tjerë. -Dhe disa aktiviteteve tjera më pak të rëndësishme e të cilat i kam udhëhequr deri më tani. VËREJTJE : Z.Kryetar, Po shpresoj se kësaj here do të reagoni me urgjencë për bartjen e obligimeve për hirë të vazhdimit të këtyre aktiviteteve të rëndësisë së veçant për komunën e Bujanocit të cilën Ju e udhëheqni në cilësinë e kryetarit të komunës. P.S. Heshtjen tuaj (si shumë herë deri më tani) do ta e kuptoj si përgjigje negative. Mbeteni të përshëndetur. Bujanoc. e Martë. 15 Shtator 2015. Nexhat Behluli – Zyra për Zhvillim Ekonomik lokal Koordinator për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Cont.Tel- e-mail – nexhatbehluli@hotmail.com
Françeska Jaçe