Beha: PVD duhet të reformohet rrënjësisht në Medvegjë në të kundërtën un largohem (Audio)

0

Deklarata e zëvendës kryetarit të komunës së Medvegjës Florim Sahitit e cila fajson dy, gjegjësisht tre këshilltarë shqiptarë, duke përfshirë edhe zëvendës kryetarin e kuvendit komunal të Medvegjës Femi Behën, për shpartallimin e kuvendit komunal, sipas këtij të fundit janë të pa baza dhe se Sahiti po mundohet ta ruaj pozitën e tij si zvendës kryetarë i kësja komune, nga ana tjetër fshatrat shqiptare gjithnjë e më shumë po zbrazen dhe shiptarët në këtë komunë jetojnë me kushte minimale të jetës.

00_12_1402522133104522206

Beha në një deklaratë telefonike dhënë BujanociNet ka thënë se, ne nuk jemi fajtorë për shpartallimin e kuvendit, ne jemi pjes e procesit që në të ardhmën mund të kontribuojmë në organin e përkohshëm për të mirën e shqiptarëve. Sipas Behës, Sahiti nga pozita e zv kryetarit të komunës normal që nuk është për shpartallimin e kuvendit dhe këtë të drejt ai po e shfrytëzon në “demokracinë e zhvilluar” për ta ruajtur postin e tij. Sipas Behës, këto përçarje kanë ndodhur kohë më parë, duke bojkotuar mbledhjet e KK të Medvegjës, për shkak të mos investimeve në infrastrukturën e fshatrave shqiptare të Medvegjës, sepse në vendbanimet shaiptare as edhe një rrugë nuk është asfaltuar, aq më pak të jetë shtruar me zhavor, sidomos në 10 vitet e fundit në vendbanimet shqiptare nuk është punuar asgjë, thotë Beha. Ai shtonë se në komunën e Medvegjës ka nevojë për reforma të rrënjësishme në PVD, dhe nëse kjo nuk ndodhë Beha me bashkëpunëtorët e tij do ta shqyrtojnë mundësinë e largimit nga PVD, ngase sipas ti ky subjekt politik ka nevojë për kuadro të reja, nëse kjo nuk ndodhë, Beha nuk do të jetë pjesë e këtij subjekti politik./BujanociNet/

(Audio) Fehmi Beha zëvendës kryetar KK Medvegjë

 

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com