Befason ylli i Arsenalit: Ende kemi shanse ta fitojmë Premierligën

0

Mohamed Elneny beson se Arsenali ende ka mundësi ta fitojë titullin e Premierligës angleze këtë sezon.

Djelmoshat e Arsene Wengerit renditen në vendin e gjashtë në tabelë me 45 pikë të grumbulluara nga 26 ndeshje deri më tani, transmeton Express.

Ndërkohë, lideri i Premierligës, Manchester City – që ka mbledhur plot 69 pikë nga po aq ndeshje – ka hiç më pak se 24 pikë më shumë se klubi nga Londra veriore.

Megjithatë, i pa merakosur nga epërsia e lartë e Cityt në pikë, mesfushori 25-vjeçar është optimist se skuadra e tij mund ta sfidojë atë të Pep Guardiolas në garën për titull.

“Asgjë nuk është e pamundur në Premierligën angleze. Ne ende kemi mundësi të garojmë për titull. Duhet të luftojmë deri në fund, shumë befasi mund të ndodhin në çfarëdo momenti të caktuar”, ka thënë Elneny për BeINSports.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com