Bebe Rexha pjesë e projektit “Home”

0

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Pos koncerteve anembanë globit, ajo është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe filmike

Por, kësaj radhe Bebe është bërë pjesë e filmit “Home”, regjisor i së cilës është David Ayer.

Kështu së paku ka informuar përmes një mesazhi të publikuar në Instagram këngëtarja jonë.

“Home (Shtëpia), së shpejti nga David Ayer”, ka shkruar në llogarinë personale të Instagramit, Rexha.

Bebe së fundi ka anuluar të gjitha koncertet që kishte planifikuar për pjesën e mbetur të këtij viti pas një sëmundje me fytin.

Ndryshe, këngëtarja ka paralajmëruar se do të rikthehet fuqishëm me koncertet gjatë vitit 2018. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com