Beba 10 muajshe ka peshën e një fëmije 10 vjeç

0

Një bebush 10 muajsh ka të njëjtën peshë sa të një fëmije 9 vjeç, pasi ai është i urritur gjithmonë.

Luis Manuel, nga Tecoman në Meksikën perëndimore, peshon plot 30 kg.Madje që kur ka qënë 1 muajsh i duhej të vishte veshje sa për një fëmijë 2 vjeç.

Mjekët të shqetësuar kanë frikë se ai ka sindromën Prader-Vvilli, një sëmundje e pakurueshme që mund të çojë dhe në atak në zemër tek fëmijët. Kjo sëmundje e rrallë gjenetike shkakton një uri të përhershme për të ngrënë,  rritje të kufizuar dhe redukton masën muskulore.

Familja e tij e varfër bën apel për të përballuar trajtimin mjeksor për djalin e tyre, nëse diagnoza konfirmohet. Besohet se Luis mund të jetë bebushi më i shëndoshë në botë, megjithatë ende nuk është vendosur nëse është rekord.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com