BE-ja, të mos e përkëdhelë Serbinë, por ta ndëshkojë

0

BE-ja, të mos e përkëdhelë Serbinë, por ta ndëshkojë

Ngjarjet e fundit në Serbi dhe gjuha nacionaliste e përdorur atje kundër shqiptarëve, për njohësit e sigurisë në Kosovë, paraqesin kërcënim për Ballkanin perëndimor. Sipas analistëve të sigurisë, BE­ja nuk duhet ta përkëdhelë Serbinë, por t’i vërë masa ndëshkuese.

Florian Qehaja, drejtor i Qendrës Kosovare për Siguri, tha se diskursi nacionalist i Serbisë do të vazhdojë të ketë implikime për sigurinë e qytetarëve të Kosovës.

“Deklaratat dhe diskursi në Beograd dhe Tirane e Prishtinë, vetëm sa e përkeqësojnë situatën e sigurisë në tërë rajonin. Konsideroj se këto deklarata bëhen si rezultat I një tendence në rritje nga ana e Serbisë për ta shprehur dominimin në rajon… dhe mendoj se këtu një pjesë e fajit është të BE­ja, e cila nuk ka arritur ta bëjë një lojë më të mençur me Serbinë”, thekson Qehaja.

Behar Selimi, njohës i çështjeve të sigurisë, tha se rajoni vazhdimisht është i rrezikuar nga qëndrimi i Beogradit karshi pavarësisë së Kosovës.

“Çfarëdo kërcënimi që shndërrohet në rrezik… duhet ta ketë të qartë si Beogradi dhe të tjerët se këtu rrezikohet siguria ndërkombëtare e jo vetëm shqiptarët. Unë mendoj që gjithë këto zhvillime dhe gjithë ky diskurs i ri derisa nuk kritikohet e pengohet nga zyrtarët evropiane ka droje që grupe nacionaliste dhe grupe të huliganëve të sulmojnë qytetarët shqiptarë”, thekson Selimi.

Njohës të sigurisë vlerësojnë se ka pasur gjuhë të ashpër nga ana e Beogradit, por ata presin ndërgjegjësim të institucioneve evropiane që ta marrin parasysh ndëshkimin e Serbisë dhe t`i tërhiqet vërejtja për gjuhën e përdorur. /rtk/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com