BE-ja me masa të reja: Ndryshime në Zonën e Shengenit

0
Bashkimi Evropian do të shtërngojë mbikqyrjen në “Zonën Shengen” dhe fuqishëm do ta rris bashkëpunimin në mënyrë që të pengohet lëvizja e terroristëve dhe propaganda e tyre përmes internetit. Kjo ka qenë përgjigjja e 11 ministrave të Punëve të Brendshme të shteteve të BE-së sot në Paris.

Ky takim u mbajt në ditën që në Paris protestuan mbi 1 milion e gjysmë njerëz në marshin e organizuar në nderim të viktimave të dy sulmeve terroriste në Paris, transmeton Indeksonline.

Po ashtu ministrat janë pajtuar që të pamundësojmë financimin e terrorizimit dhe ndihmat që jepen për terrorizmin. Po ashtu do të formohet edhe një mekanizëm për të dhënat e të gjithë udhëtarëve të cilët me aeroplan udhëtojnë në dhe jashtë Evropës, ka njoftuar ministri francez i Punëve të Brendshme, Bernard Kaznev, pas takimit me kolegët nga vendet e godituara më së rëndi nga terrorizmi: Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Belgjika, Danimarka, Spanja, Austria, Suedia dhe Polonia. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com