BDL, pro zgjedhjeve të 26 tetorit për Këshillin Nacional Shqiptar

0
BDL, pro zgjedhjeve të 26 tetorit për Këshillin Nacional Shqiptar

Më datë 09 shtator 2014 ditë e martë, kryesia e Bashkimi Demokratik  Luginës- BDL, mbajti mledhjen e saj të rregullt për të diskutuar rreth aktualiteteve politike ne Luginë të Preshevës, rrespektivisht për situatën e krijuar pas shpalljes së zgjedhjeve për këshillat nacionale të pakicave kombëtare në Republikën e Sërbisë.
Pas disktutimeve të shumta, tejet konstruktive për situatën momentale politike, ekonomike, sociale e kulturore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe duke u njohur me mundësit e zgjidhjeve të problemeve te shumta nga sferat që zotron Këshillat Kombëtare, kryesia e Bashkimit Demokratik të Luginës unanimisht është shprehur pro dajles në zgjedhjet e 26 tetorit, për Këshillat Kombëtare.

Duke marrë për bazë,programin politike mbi te cilin funksionon për më shumë se dhjet vitë Bashkimi Demokratik I Luginës,BDL’shprehet e gatshme për të qene pjesë konstruktive e dialogut mes shqiptar,mbi pjesmarrjen në këto zgjedhje ,edhe pse guximshëm beson se pjesmarrja në këto zgjedhje është në favor të qytetarve shqiptar në Sërbi, veqenarisht në Luginë të Preshevës.

– Duke besuar në të drejtën qytetare për vetëvendosje, BDL, gjatë ditëve në vijin fillon dialogun e me antarësin dhe elektoratin e partisë, njëkohësisht dhe me qytetarët shqiptar, pa dallim politik  të Luginës së Preshevës, për të diskutuar drejpërdrejt pjesmarrjen në këto zgjedhje, thuhet në njoftim të Shërbimit për Informim Bashkimi Demokratik Luginës.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com