Bayerni në gjysmëfinale

0

Bayerni në gjysmëfinale

Bayern Munichu ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të DFB Pokal pas një çerekfinaleje të zgjatur kundër Bayer Leverkusenit që u vendos në penalti.

Gjysma e parë e takimit të zhvilluar në BayArena nuk prodhoi shumë raste shënimi, ashtu që rezultati mbeti i paprekur.

Ndryshe ndodhi në pjesën e dytë. Shanse pati nga të dyja palët, sidomos nga bavarezët, megjithatë portierët dhe lojtarët defensivë u treguan efikas.

Mungesa e golave bëri që ndeshja të shkonte në vazhdime. Mysafirët u treguan më të rrezikshëm në 15-të minutëshin e parë, mirëpo nikoqirët nuk tregoheshin inferiorë në asnjë moment.

Gola nuk pati as në gjysmën e dytë të vazhdimeve dhe fituesi u vendos me penalti. Më të saktë në ekzekutimin e njëmbëdhjetëmetërshave ishin futbollistët e Bayern Munichut.

Krahas Bayern Munichut, Arminia Bielefeldi, Borussia Dortmundi dhe Wolfsburgu janë gjysmëfinalistët tjerë. Shorti do të hidhet nesër (9 prill), ndërsa ndeshjet do të zhvillohen me 28 dhe 29 prill.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com