Bayerni kërkon Di Marian
10:01 | 07 Maj 2015

Bayern Munichu pas humbjes nga Barcelona dhe dështimit në fazën sulmuese po mendon transferimin e një futbollisti cilësor verën e ardhshme.

bayerni-k-euml-rkon-di-marian_hd Sipas mediave në Gjermani futbollisti i Manchester United, Angel Di Maria është në listën e Bayernit, dhe gjasat janë të mëdha që ish-lojtari i Real Madridit të transferohet në Gjermani, sepse në formacionin e Luis Van Gaal shpesh nuk me ka gjetur veten dhe në disa ndeshje edhe përkundër aktivizimit nuk ka arritur të tregojë potencialin e tij. Siç dihet verën e kaluar Di Maria u transferua në “Old Trafford” për një shumë prej 75 milionë euro. Ai ka kontratë me Manchester United deri në vitin 2019.  /Telegrafi/
Aurela Hoxha