Bastisjet e shtëpive të ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së, Arifi: S’ka pasur reagim nga ndërkombëtarët
21:59 | 12 Janar 2019

Megjithatë, nuk është se dikush nga bashkësia ndërkombëtare ka reaguar në lidhje me këtë.

Kështu ka konstatuar në një intervistë për lajmi.net kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Sipas tij, ndërkombëtarët janë njoftuar në lidhje me këto raste, të cilat ai konsideron se nuk janë të mençura në një kohë kur po tentohet të arrihet një marrëveshje paqeje mes dy vendeve.

“Është e njëjta, sikur Don Kishoti i cili lufton kundër mullinjve. I kemi njoftuar ndërkombëtarët, OSBE-në, ambasadën gjermane dhe amerikane. U kemi shprehur keqardhje dhe ndjenjën e diskriminimit dhe nënçmimit”, ka thënë ai për bastisjet e shtëpive të ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së.

“Nuk ka arsye për këtë. Në një fazë kur bisedohet për paqen janë masa të cilat nuk janë të mençura politikisht. Ndoshta dikush në ministrinë e Punëve të Brendshme iu ka dukur se këto veprime janë të mençura. Shpresoj që nuk janë tendencioze dhe nuk rriten më shumë”, ka thënë më tutje Arifi.

Ai përmendi edhe rastin e të rinjve shqiptarë të cilët janë dënuar me 55 ditë burgim vetëm pse kanë shkruar në dritaren e një veture “UÇK”.

Arifi thotë se nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga ndërkombëtarët.

“Nuk është vetëm rasti i ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së, është edhe rasti i të rinjve shqiptarë të cilët pa ndonjë arsye janë burgosur 55 ditë. Këto raste janë për tu dënuar, dhe ne kërkojmë nga faktori ndërkombëtar që të reagojnë më direkt. Fatkeqësisht nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar”, ka thënë ai.

“Edhe ata e kanë hallin e vet, nuk duan që ta ndotin atmosferën në një periudhë kur po kërkohet të gjindet një zgjidhje”, ka përfunduar ai.

Intervista e plotë:

Atalanta Kërçyku