Basketbollistja nga Bujanoci, Lorika Asani, ftohet në përfaqësuesen e Kosovës U-16 (Video)

0

Kjo është Lorika Asani, është 15  vjeçare dhe është nxënëse e  vitit të parë në shkollën e mesme”Sezai Surroi” në Bujanoc.

Krahas  mësimeve shkollore, Lorika  nga viti 2012-të, është basketbolliste  aktive e klubit të basketbollit “Play 017” nga Bujanoci.

    Basketbollistja e talentuar nga Bujanoci, Lorika Asani,  tashmë është ftuar në përfaqësuesen e Kosovës U-16, duke u bërë femra e parë nga Bujanoci, që është pjesë e një reprezentacioni të Kosovës. Për Lorikën kjo është një arritje e madhe.

    Lorika në  lojën e basketbollit   kishte filluar   rastësisht   por pasi kuptoi se kishte talent për  këtë sport, basketbolli është bërë pjesë e pa ndashme e saj.

Lorika Asani përveç ushtrimeve të rregullta 5 herë në javë që ka në klubin e saj, ajo edhe kohën  lirë ia kushton basketbollit.

Ndërkaq krahas basketbollit ajo mendon ti kushton rëndësi edhe shkollmit të  saj.

Lorika ka  marrë pjesë në ligat të ndryshme të rrethit të Pçinjës dhe kampet e basketbollit në rajon.

Ndërkaq në  kampin veror të basketbollit në Ohër të Maqedonisë, në vitin 2015 , është zgjedhurë “MVP” në konkurrencën e femrave, duke e bërë një fillim të mbarë për karrierën si basketbolliste në moshën e pionereve. Ndërkaq një mbështetje në veçant ka edhe nga prindërit e saj./Lugina Press/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com