Bashkimi Evropian kërkon më shumë kontrolle për eksportet e teknologjive të përgjimit

0

Ligjvënësit Evropianë mbështetën ditën e Enjte planet për të kontrolluar eksportet e pajisjeve elektronike përgjuese të cilat mund të interceptojnë thirrjet telefonike, të hakojnë kompjuterat e të ekspozojnë fjalëkalime me frikën se mund të përdoren ndaj kundërshtarëve politikë dhe aktivistëve.

Anëtarët e Komitetit të Tregtisë të Parlamentit Evropianë votuan me 34 vota në favor të rishikimit të kontrolleve për eksportet e produkteve teknologjike.

Që nga 2009, Bashkimi Evropian kontrollon eksportet e produkteve si toksinat, lazerat, teknologjitë e navigimit dhe energjinë nukleare.

Autoritetet Evropiane i tremben shitjet së maluerëve dhe teknologjive për përgjimin e rrjeteve të telekomunikacionit.

Legjislacioni i ri që pritet të hyjë në fuqi do të votohet nga Parlamenti Evropian në Dhjetor ose Janar të vitit të ardhshëm si dhe do të diskutohet mes vendeve Evropiane.

Propozimi përmban modernizimin e sistemeve të kontrollit të eksporteve për pajisjet e përgjimit.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »