Basha kërcënon Ramën: Do ta shkatërrojmë diktaturën mafioze
13:11 | 12 Tetor 2018

Kreu i opozitës Lulzim Basha u përgjigj sot para prokurorëve në lidhje me çështjen e Xhisiela Malokut.

Jo më shumë se 15 minuta zgjati raportimi i Bashës ndërsa më pas ai foli për mediat.

Basha u shpreh se thirrja e kryetarit të opozitës për të dëshmuar në lidhje me këtë çësthje tregon kapjen e shtetit nga Edi Rama.

Ai pati edhe një mesazh për kreun e ekzekutivit.

“Kam një mesazh të qartë për Edi Ramaën dhe tekat e tij qorre, PD dhe shqiptarët as nuk tremben, as nuk shantazhohen dhe as nuk impresionohen nga makinacionet e shtetit privat të tij

Jemi të vendosur për shkatërrimin e diktaturës mafioze”, tha Basha.

Nevina Shtylla