Barnat serbe pushtojnë Kosovën

0
Barnat serbe pushtojnë Kosovën

Mjafton të largohesh dhjetë kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, për të kuptuar që barnatoret kosovare ende furnizohen me barna nga Serbia. Ani pse importi i barnave nga Serbia nuk është i lejuar me ligj, kjo nuk i ka penguar barnatoret e Graçanicës, qytet ky i banuar me shumicë serbe që të furnizohen me këto lloj barnash.

Aty lehtësisht, madje pa rekomandimin e mjekut mund të merren barnat e kërkuara nga pacientët. Barnat ilegale në këto zona futen si kontrabandë, ndërsa farmacitë i shesin ato pa u penguar nga institucionet kosovare. Barna e tipit “Nafazol, 0.1%”, e cila përdoret për largimin e ftohjes së hundës e që ka banderolë të Serbisë gjendet në tri barnatore të Graçanicës.

Zyrtarë të farmacive pretendojnë se furnizohen vazhdimisht me këtë lloj të barnave. Ekipi i gazetës Tribuna ka hasur në barna me banderola të Serbisë në të tri barnatoret e këtij qyteti, ku në njërën prej tyre madje pritej furnizimi me barna shtesë nga Serbia gjatë orëve të pasdites të së mërkurës, shkruan Tribuna.

----- ------- --------------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »