Bardhi po shkëlqen në Spanjë, më shumë gola se Ronaldo

0

Enis Bardhi ka më shumë gola se shumë yje që luajnë në Spanjë, si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Asensio, Luis Suarez, Iniesta e shumë të tjerë.

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi po shkëlqen në kampionatin spanjoll, duke qenë ndër lojtarët më të mirë për skuadrën e tij, Levante.

Bardhi realizoi një gol mjaft të bukur në sfidën e fundit për skuadrën e tij ndaj Eibarit, që përfundoi 2:2, shkruan albinfo.ch.

Enisi realizoi në minutën e 37-të për 0:2, derisa ndeshja përfundoi 2:2. Për futbollistin shqiptar nga Maqedonia, ky ishte goli i katërt në kampionatin spanjoll.

Bardhi ka më shumë gola se shumë yje që luajnë në Spanjë, si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Asensio, Luis Suarez, Iniesta e shumë të tjerë.

Mesfushori kreativ është anëtar i Përfaqësueses së Maqedonisë në futboll.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com