Barcelona po e transferon yllin që do ta largoj Dembelen

0

Barcelona thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Antoine Griezmannin, ndërsa transferimi i tij mund të kompletohet para Kupës së Botës.

Klubi katalonas duhet të arrij marrëveshje tani vetëm me Atletiko Madridin për çmimin e francezit, e që ajo gjë do të arrihet shumë shpejtë.

Me transferimin e Griezmannit, vend tek Barcelona nuk do të ketë Osumane Dembele, që verën e kaluar u transferua nga Dortmundi për shumën e 160 milionë eurove, përcjell ORAinfo.

Sulmuesi francez duket se është pajtuar me faktin për largimin nga “Camp Nou”, andaj po i vetofrohet Arsenali.

Klubi londinez po e shfrytëzon miqësinë e mirë të Aubameyangut me Dembelen, që në verë ta transferoj atë në ‘Emirates’./ORAinfo/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »