Barcelona nuk dorëzohet, rrit ofertën për Coutinhon
14:19 | 23 Gusht 2017

Barcelona nuk po heq dorë nga transferimi i Philippe Coutinhos.

Barcelona po përgatit ofertën e katërt për yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho, shkruan Sky Sports News. Sipas këtij mediumi, gjiganti nga La Liga do t’i ofroj Reds 138 milionë funte (150 milionë euro) për braziliani, përcjell Express. Barcelona është e gatshme që Liverpoolit t’ia paguaj 101 milionë funte (110 milionë euro) menjëherë. Kurse, 37 milionë funte (40 milionë euro) do t’ia jap Liverpoolit varësisht paraqitjes dhe të arriturave që do t’i ketë Coutinho me Barcelonën. Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e Liverpoolit. Ekipi nga Anfield është i vendosur që ta mbajë brazilianin në ekip.

Kristin Prengaj