Barcelona dhe Liverpool takohen për Coutinhon

0

Barcelona po synon që ta transferoj Philippe Coutinhon gjatë janarit.

E përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo, ka zbuluar se drejtuesit e Barcelonës gjatë javës së ardhshme do të takohem me udhëheqësit e Liverpoolit për të biseduar për Philippe Coutinhon.

Klubi nga Camp Nou dëshiron që brazilianin ta transferoj gjatë janarit, pasi në verën e ardhshme mendojnë se do të kenë konkurrence të madhe për ta transferuar Coutinhon, përcjell Express.

Thuhet se Barcelona do t’i ofroj Liverpoolit 80 milionë euro, plus 30 milion bonuse, për t’i siguruar shërbimet e Coutinhos.

Duhet theksuar se Barcelona kishte tentuar që ta blej brazilianin edhe gjatë kësaj vere, por Liverpoll kishte refuzuar disa herë ofertën e gjigantit nga La Liga.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com