Barcelona befason tifozët për trajnerin e ri (Foto)

0

Drejtuesit e Barcelonës do të nisin kërkimin e trajnerit të ri më 29 maj.

Besoni ose jo, Barcelona ende nuk ka vendosur se kush do ta drejtojë skuadrën në sezonin e ri, pasi Luis Enrique do të largohet në fund të këtij muaji.

Drejtuesit e skuadrës së Barcelonës nuk kanë dashur të emërojnë trajnerin e ri në shenjë respekti për Luis Enriquen.

E përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo, ka zbuluar se drejtuesit e Barcelonës më 29 maj do të mblidhen dhe do të shpalosin emrat e trajnerëve që kanë në listë.

Barcelona më 27 maj do ta luajë ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Alavesit në finalen e Copa del Rey, dhe që nga 28 maji ekipi do të jetë në pushim.

Kështu, më 29 maj do të nisë misioni i kërkimit të trajnerit të ri, përcjell Gazeta Express.

Kandidatë për ta marrë drejtimin e Barcelonës janë: Ernesto Valverdes, Roland Koeman, Juan Carlos Unzué, Eusebio Sacristán dhe Roberto Martinez. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com