Barca nuk e di kush është kampioni

0

Barca nuk e di kush është kampioni (Video)

Barcelona e ka fituar kryendeshjen e javës së 18-të në La Liga duke e mposhtur kampionin Atletico Madrid në Camp Nou me rezultat 3-1.

Një gjysmë e parë fantastike nga skuadra nikoqire, e cila arriti të realizojë dy gola. Messi kaloi markuesin e tij dhe pasoi te Suarez, i cili me shpejtësi e dërgoi topin te Neymar dhe braziliani shënoi për epërsinë e Blaugranëve (12’). Edhe goli i dytë ishte produkt i Leo Messit, i cili depërtoi në zonë dhe asistoi te Luis Suarez, uruguaiani ishte i saktë (35’). Në fraksionin e dytë u akordua penalti në favor të kampionit, edhe atë e shkaktuar nga Messi. Mario Mandzukic mori përgjegjësinë dhe ishte i saktë nga njëmbëdhjetëmetërshi (57’). Në fund ishte momenti i Lionel Messit që ta shënonte golin e tij në këtë ndeshje, ku dhuroi shumëçka (87’). Barcelona ka një pikë më pak se Real Madridi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Atletico Madridi mbetet katër pikë prapa liderit dhe tri prapa Blaugranëve. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com