Barca nënshtron Realin dhe shmanget në krye

0

Barcelona është fituese e derbit më të madh botëror dhe spektaklit të futbollit – ‘el Clasico’, në të cilin e ka mposhtur Real Madridin me rezultat 2-1 në Camp Nou.

barca-n-euml-nshtron-realin-dhe-shmanget-n-euml-krye-video_hd

Katalunasit kërcënuan që në minutat e para me një aksion të organizuar mirë, mirëpo Rakitic e dërgoi topin mbi portë.

Në një periudhë ofensive të Los Blancos, Ronaldo e goditi shtyllën, ndërsa Isco gjuajti shumë pranë portës.

Dominimin e tyre, Blaugranët e konfirmuan me golin e epërsisë. Messi harkoi nga gjuajtja e lirë, ndërsa Jeremy Mathieu shënoi me kokë (19’).

Por, si gjithmonë, për t’i qetësuar të pranishmit në Camp Nou, aty është Cristiano Ronaldo. Benzema dhuroi një asistim fantastik me thembër dhe CR7 e futi në rrjet (31’).

Ekipi i Ancelottit i dominoi minutat e fundit të fraksionit të parë duke krijuar rast pas rasti. Bale madje shënoi, por arbitri e anuloi golin për pozitë jashtë loje.

Me të filluar gjysma e dytë, Benzema pati një shans të mrekullueshëm, por Bravo mbrojti. Pas një periudhe rreziku që prodhonin mysafirët, vendasit arritën të shënojnë.

Dani Alves dhuroi një asistim të jashtëzakonshëm për Luis Suarez, i cili shmangu Pepen dhe shënoi (56’).

Nikoqirët krijuan rate të panumërta në vazhdim të lojës, por nuk ishin efektivë. Ndërkaq, edhe kryeqytetasit ishin të rrezikshëm sa herë që shkonin në sulm.

Barcelona del fituese e ‘el Clasicos’ së dytë sezonale dhe rrit diferencën në katër pikë kundrejt Real Madridit në garën për titullin e La Ligas. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com