Barca në kërkim të tripletës

0

Ashtu siç pritej, Barcelona e ka fituar Kupën e Mbretit për sezonin 2014/2015 duke mposhtur në finale Ahtletic Bilbaon me rezultat 3-1.

barca-n-euml-k-euml-rkim-t-euml-triplet-euml-s-video_hd

Në përballjen e zhvilluar në Camp Nou, Dani Alves dhe Lionel Messi sulmuan nga e djathta dhe lojtarët baskë nuk arritën që t’i ndalnin. Argjentinasi realizoi (20’).

Neymar u kujdes që skuadra e tij të shkonte në pushim me epërsi prej dy golash (37’). Suarez ishte asistues.

Lionel Messi e gjeti rrjetit sërish në pjesën e dytë (74’) dhe përsëri ishte Dani Alves lojtari që ia mundësoi këtë.

Inaki Williams shënoi një gol për nderin e tifozëve të Bilbaos (80’).

Me këtë triumf, Barcelona ngre në 27 rekordin e trofeve të Copa del Rey.

Më herët këtë sezon, katalunasit e kanë fituar edhe La Ligan, ashtu që në finalen e Ligës së Kampionëve në Berlin (6 qershor) do ta kërkojnë kompletimin e tripletës.

Të njëjtën gjë e kërkon edhe Juventusi që tashmë e ka fituar titullin e Serie A dhe atë të Kupës së Italisë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com