Barca kampion i Spanjës, asnjë trofe për Realin
10:01 | 17 Maj 2015

Barcelona është shpallur kampion i Spanjës për sezonin 2014/2015, një javë pa përfunduar La Liga.

barca-kampion-i-spanj-euml-s-asnj-euml-trofe-p-euml-r-realin-video_hd Deri te sigurimi matematikor i titullit, Blaugranët erdhën pas fitores prej 1-0 kundër Atletico Madridit në Vicente Calderon. Heroi i takimit ishte Lionel Messi, i cili realizoi pas kombinimeve me Pedron (65’). Ky është titulli i 23-të për Barcelonën në La Liga, ndërsa herën e fundit e ka fituar në sezonin 2012/2013. Katalunasit janë në garë për tripletën këtë sezon pasi luajnë në finale të Kupës së Mbretit (ndaj Athletic Bilbaos) dhe në finale të Ligës së Kampionëve (kundër Juventusit). Konkurrenti i vetëm për titull, Real Madridi, fitoi si mysafir i Espanyolit (4-1) me het-trikun e Cristiano Ronaldos (59’, 83’ dhe 90’+1) dhe golin e Marcelos (79’), kundrejt golit të Cristian Stuanit (73’). Por ky triumf nuk u shërbeu asgjë Mbretërve, të cilët e mbyllin sezonin pa asnjë trofe, pas eliminimit të mëhershëm edhe nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve. /Telegrafi/
Aurela Hoxha