Barca kalon edhe një pengesë

0

Barcelona nuk është treguar skuadër bindëse në triumfin prej 2-0 kundër Valencias në Camp Nou, por arriti të marrë pikët e nevojshme që e mbajnë në krye të tabelës.

barca-kalon-edhe-nj-euml-penges-euml-video_hd

Skuadra mysafire bëri paraqitje më të mirë në 45 minutat e para, mirëpo kur arbitri dha shenjë për pushim, vendasit ishin në epërsi.

Blaugranët realizuan që në minutën e parë. Busquets pasoi te Messi, argjentinasi bëri gjithçka dhe ia lëshoi topin Luis Suarezit për ta shënuar golin e epërsisë.

Që nga ky moment, Los Che i vunë nikoqirët nën presion me anë të Rodrigo, Alcacer e Feghouli, të cilët patën raste shumë të mira shënimi.

Shansi më i mirë i vizitorëve ishte në minutën e 10-të, kur Daniel Parejo dështoi të shënonte nga pika e bardhë përballë portierit Bravo.

Katalunasit e filluan më mirë pjesën e dytë duke ndërtuar aksione, porse mysafirët angazhoheshin për të krijuar rastet e tyre.

Kur pritej që takimi të përfundonte me rezultatin e pjesës së parë, Lionel Messi realizoi golin e dytë për vendasit (90’+4).

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, luajti nga minuta e parë për Valencian që është e katërta në tabelë, me tri pikë më shumë se Sevilla që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lideri Barcelona ngre në pesë diferencën e pikëve ndaj Real Madridit që këtë javë luan kundër Malagas. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com