Barca ia del të fitojë

0

Barca ia del të fitojë

Barcelona ka arritur me mund të madh ta mposhtë Almerian (2-1) në Estadio de los Juegos Mediterraneos.

Ekipi nikoqir luajti më mirë në gjysmën e parë duke bërë presion ndaj kundërshtarit dhe duke mos i lënë Blaugranët që ta zhvillonin lojën e tyre.

Ky angazhuam u shpagua me shënimin e golit të epërsisë. Vendasit shfrytëzuan një gabim të Messit dhe Soriano dërgoi një pasim të përsosur drejt Thievy Bifouma, i cili ndëshkoi Bravon (37’).

Katalunasit bënë përpjekje maksimale në gjysmën e dytë dhe krahas goditjes së shtyllave nga Suarez e Messi, nuk munguan golat.

Suarez pranoi një top dhe pasoi në drejtim të Neymar, i cili realizoi përkundër përpjekjes së Ximos për ta ndalur (73’).

Goli i fitores u shënua nga Jordi Alba (82’), ndërsa edhe ky gol ishte meritë e Luis Suarez, cili dhuroi asistimin.

Kjo fitore e rikthen Barcelonën në maje të tabelës, me një pikë më shumë se Real Madridi që këtë javë luan kundër Rayo Vallecanos.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »