Barca e therr PSG-në, prek gjysmëfinalen

0

Barcelona është shumë afër gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve pasi e ka fituar me rezutlat 3-1 në udhëtim ndeshjen ndaj PSG-së të zhvilluar në Parc des Princes në Paris të Francës.

barca-e-therr-psg-n-euml-prek-gjysm-euml-finalen-video_hd

Ndeshja e çerekfinales së Ligës së Kampionëve filloi në një atmosferë të bukur në Parc des Princes në Paris, ku Parisi hyri me mungesa të Ibrahimovic dhe Verattit, dy lojtarëve kryesorë të ekipit.

Te Barcelona mungoi Alves, por ajo nuk u vërejt pasi Montoya ishte në nivel.

Fillimi mi takoi PSG-së, pas disa zhvillimeve dhe dominimit në sulme, ishte Barcelona ajo që mori lojën nën kontroll.

Disa hapje për pak sa nuk u treguan të suksesshme, teksa ajo që vlen të përmendet është një shtyllë nga Lionel Messi pas 15 minutash lojë, që ishte dhe goditja e tij e parë në këtë takim.

Messi u rikthye shumë shpejt, kur asistoi për mrekulli pas një kundërsulmi për Neymar, që u tregua i sakt për 1-0 dhe epërsinë e Barcelonës.

Në vazhdim të takimit PSG e pati të vështirë, pasi që nuk arriti të shtrinte lojën, teksa Cavani kishte një mundësi pas një kundërsulmi por që e shfrytëzoi keq.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com