Barca e qetë në maje

0

Barcelona ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e 30-të të La Ligas duke mposhtur Almerian me rezultat 4-0 në Camp Nou.

barca-e-qet-euml-n-euml-maje-video_hd

Edhe pse e kontrolluan lojën nga minuta e parë, vendasit arritën të shënonin vetëm një gol në fraksionin e parë.

Ishte superylli Lionel Messi që mori një top nga jashtë zone në anën e djathtë dhe bëri gjithçka vet duke e plasuar topin në rrjet (33’).

Loja dominuese e nikoqirëve vazhdoi edhe në gjysmën e dytë, në të cilën u realizuan tre gola, të tre për katalunasit.

Një top të Alves e shfrytëzoi mirë Luis Suarez, i cili ishte brilant me goditjen e tij (55’).

Goli i tretë ishte klasik. Xavi harkoi nga këndi, ndërsa Bartra shënoi me kokë (75’).

Edhe një gol i Blaugranëve u realizua në minutat shtesë. Messi pasoi te Pedro, ai asistoi te Luis Suarez dhe uruguaiani shënoi golin e dytë personal në këtë mbrëmje (90’+3).

Aktualisht, Barcelona ka shtatë pikë më shumë se Real Madridi që zhvillon ndeshjen e kësaj xhiroje kundër Rayo Vallecanos. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com