Barca e pafuqishme, Bilbao fiton Superkupën

0

Athletic Bilbao ka fituar trofeun e sivjetmë të Superkupës së Spanjës duke mposhtur Barcelonën me rezultat të përgjithshëm prej 5-1.

barca-e-pafuqishme-bilbao-fiton-superkup-euml-n-video_hd

Duke pasur në mendje rezultatin nga ndeshja e parë (0-4), ishte normale të pritej një angazhim i sforcuar i katalunasve në kërkim të përmbysjes së rezultatit.

Nga minuta e parë, ekipi nikoqir bëri presion ndaj kundërshtarit duke kërkuar që të shënonte.

Mysafirët mbroheshin nga rastet e njëpasnjëshme të Blaugranëve, të cilët arritën të shënojnë vetëm në minutën e 43-të. Harkimin e Rakitic e uli me gjoks Suarez dhe aty ishte Lionel Messi për të realizuar.

Gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, sidomos pas përjashtimit të Gerard Pique me karton të kuq (57’). Qendërmbrojtësi spanjoll bëri një veprim të pamatur kundrejt gjyqtarit anësor dhe këtë nuk e toleroi arbitri kryesor duke përjashtuar menjëherë.

Në vazhdën e takimit, lojtarët vendas jo që nuk kishin fuqi për ta përmbysur rezultatin e thellë nga takimi i parë, porse pranuan gol.

Edhe këtë mbrëmje u shfaq fytyra e Aritz Aduriz Zubeldia, i cili e barazoi rezultatin (74’). Ky trofe është padyshim merita e tij, pasi 31-vjeçari shënoi katër gola në dy ndeshje.

Kjo është hera e dytë në histori të klubit bask që e fiton Superkupën e Spanjës pas triumfit në vitin 1984. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com