Barca do ta arrijë Realin me fitore ndaj Malagas, formacionet startuese
14:14 | 08 Prill 2017

Barcelona është mysafir i Malagas për ndeshjen e kësaj jave në La Liga. Blaugranët duhet ta shfrytëzojnë barazimin e Real Madridit, për t’u barazuar me pikë me liderin e La Ligas, me fitore eventuale në këtë përballje. Megjithatë, Los Blancos do të kenë një ndeshje më pak të zhvilluar në garën për titullin e Spanjës. Ekipi startues i Malagas: Kameni; Rosales, Llorente, Luis, Ricca; Camacho, Recio, Fornals, Juankar, Juanpi; Sandro. Ekipi startues i Barcelonës: Ter Stegen; Mascherano, Umtiti, Mathieu, Alba; Andre Gomes, Busquets, D. Suarez; Messi, L. Suarez, Neymar. /Telegrafi/
Aurela Hoxha