Banorët të shqetësuar: Jemi nën presionin e forcave të mëdha policore

0
Banorët të shqetësuar: Jemi nën presionin e forcave të mëdha policore

Banorë të fshatit Malinë kanë shprehur shqetësime për operacionin e gjërë policor në fshatin e tyre.

“Jemi të rrethuar nga forcat policore. Janë futur nëpër oborret e shtëpive të fshatit i gjith fshati është përplot me transporterë policorë, kurse po i vërejmë edhe në malet përreth. Nuk e kemi të qartë a na i dërgoi policët Jankullovska, apo Ali Ahmeti. Këtë duam ta dimë”, deklaroi për “Lajm” banorja e këtij fshati, Ganimete Saliu.

Ajo thotë se deri tani nuk janë dëgjuar të shtëna armësh e as shkëmbim zjarri. Mirëpo frika te banorët është evidente.

“Policët janë të armatosur deri në dhëmbë. Helikopterët fluturojnë pandërprerë. Më së tepërmi po frikohen fëmijët, mirëpo frika është prezente edhe te banorët tjerë” shton ajo.

Banorët thonë se intervenimi i policisë në këtë fshat është i panevojshëm.

“Deri sot gjithcka ka qenë qetë. Nuk ka pasë asnjë lëvizje të dyshimtë. Ne jemi njerëz hallexhinj, që mundohemi të nxjerrim kafshatën e bukës, sepse askujt nuk i intereson për fatin tonë”, vazhdon të flasë Ganimetja me zë të dridhur përderisa dëgjohet zëri i helikopterëve që fluturojnë mbi këtë fshat, në kufirin Maqedoni Kosovë. (INA)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com