Banorët e vrasin me gurë një burrë pas dyshimeve se e kishte përdhunuar një vajzë 6-vjeçare

0

Një burrë është ekzekutuar me gurë nga banorët e Durbanit lindor në Afrikën e Jugut, të cilin e kishin akuzuar atë për tentim-përdhunimin e një vajze 6-vjeçare.

Trupi i 40-vjeçarit është gjetur në fillim të kësaj jave në një zonë të mbuluar me shkurre afër një pompe te naftës në perëndim që qendrës së qytetit Durban, transmeton Express.

Policia e ka nisur një hetim për vdekjen e tij.

Zëdhënësi i Policisë, koloneli Thulani Zwane, ka thënë se 40-vjeçari u vra nga një grup njerëzish të hënën pasdite.

Policia ka nisur edhe një hetim për përdhunimin e vajzës së mitur.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com