Banorët e lagjes Tahiri në Suharrën, rregullojnë varrezat e lagjes (Foto)

0

Sikurse banorët e fshatrave tjera të Bashkësisë Lokale të Zarbicës, që u detyruan ta braktisin vendlindjen në qershorin e vitit 1999 nga dhuna e pushtetit të Millosheviqit edhe familjet e fshatit Suharren nga maltretimet që pësuan u larguan, pothuajse të gjitha, dhe u vendosën, kryesisht, në Gjilan.

Që prej atëherë pati tentime, kohë pas kohe për rikthim të ndonjë familje, por në mungesë të përkrahjes nga institucionet nuk u arrit asnjëherë që të ketë ndonjë kthim meritor.
Megjithatë, përpjekjet për kthim në vendlindje, të familjeve të pakta, me investime vetanake nuk kanë munguar. Disa familje të lagjes Tahiri kanë qenë më të angazhuara në këtë drejtim dhe tani në këtë lagje jetojnë katër familje dhe kanë rifilluar jetën nga e para, pas humbjes së pasurisë të disa dekadave.
Lagja Tahiri gjendet ne mes të fshatit Suharrën dhe Novosellë, përkatësisht në veriperëndim të Vraëjs, jo më larg se një orë këmbë nga Vraja. Është] lagje me bukuri të rralla natyrore, vend ideal për zhvillimin e blegtorisë bujqësisë, vend i rritjes së pemëve e perimeve bio, me burime të shumta të ujit të pijshëm, me ajër të pastër, me një fjalë me mundësi të zhvillimit edhe të turizmit malor, po qese investohet në infrastrukturë dhe fusha tjera ekonomike.
Sipas rrëfimeve të të parëve, familjet e kësaj lagjeje (Tahiri), në këtë vend janë vendosur par 100 viteve, pasi e kishin blerë tokën nga një familje tjetër.
Në periudha të ndryshme kohore kjo lagje ishte rritur dhe zvogëluar, për shkak të shpërnguljeve të kohëpaskohshme, ndërsa në mesin e vitit 1999 kishte 10 shtëpi. Kështu numri i banorëve të kësaj lagje të shpërndarë nëpër vend të ndryshme është shumë i madh.
Banorët e kësaj lagje, të organizuar dhe duke mos dashur që ta harrojnë vendlindjen e tyre, në mënyrë vullnetare mirëmbajnë rrugën, punojnë tokën e tani së fundmi kanë rregulluar edhe varrezat e epërme të lagjes për t’ mos u dëmtuar më tutje sikurse edhe për të ruajtur gjurmët e të parëve të tyre. Fillimisht është pastruar vendi i varrezave e pastaj janë thurur me rrethoja metali.
Krejt kjo punë është bërë në mënyrë vullnetare nga banorët e lagjes që janë duke jetuar në këtë lagje: Bekim Ramadani, Ilmi Bjarami, Ragmi Tahiri, Agmir Tahiri, Fitim Bajrami, Dionis Ramdani; disa të tvjerë që janë shpërngulur me kohë nga lagja: Xhafer Tahiri , Emrush Tahiri , si dhe nga banorë nga Novosella , siç është Arben Mhmeti.
Këta edhe të tjerët përveç që punuan fizikisht, kontribuuan edhe me mjete financiare: Rabit Tahiri me 100 €,Xhafer Tahiri me 50 €, Emrush Tahiri me 50 €, Avni Tahiri me 50 €, Ilmi Bajrami me 50 € , Shaip Sherifi me 20 €, Skender Tahiri me 20 € etj. Duke parë interesimin e banorëve të kësaj lagje për rregullimin e rrugës, varrezave të reja e të vjetra etj., kemi premtime se, edhe banorët tjerë, posaçërisht, ata që janë duke punuar në botë në jashtme do të kontribuojnë edhe më, me mjete financiare.
Falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar e që do të kontribuojnë për të ndihmuar lagjen Tahirinë veçanti e fshatin Suharrën në përgjithësi./Bekim Ramadani/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com