Banorët e Hodonocit do të jenë të lirë t`i punojnë tokat e tyre në Manjec

0
Kamenicë – Begzad Sinani ka pritur në një takim disa banorë të fshatit Hodonoc të cilët i kanë pronat e tyre në zonë kufitare me Serbinë. Shqetësimi i tyre ishte i lidhur me pengesat që po ju krijohen atyre nga xhandarmëria serbe për t`i punuar tokat e tyre afër kufirit.
Banoret e Hodonocit kanë shprehur shqetësimin e tyre para Sinanit. “Neve nuk na është lejuar që të dalim të punojmë në tokat e tona pasi që tani është edhe koha për t`i punuar ato, por një gjë e tillë po na pengohet nga xhandarmeria serbe”janë shprehur disa banor të fshatit Hodonoc, raporton rajonipress.

Sinani i premtoi banorëve të Hodonocit, që pas takimit me ta do t`i takoj përfaqësuesit e KFOR-it për t’ia paraqitur shqetësimin tonë.

Sinani në takim me KFOR-in ka biseduar rreth problemit të krijuar në zonën kufitare në Manjec.

“Sot kanë ardhur te kryetari i komunës disa banorë të fshatit Hodonoc, ne si institucion e kemi për obligim që çdo shqetësim të qytetarëve të komunës së Kamenicës të natyrës së tillë t’ia paraqesim organeve kompetente të sigurisë” u tha veç tjerash Sinani përfaqësuesve të KFOR-it.

Si rezultat i këtij takimi doli që të premtën të takohen me fshatarët kryetari Sinani, Policia e Kosovës dhe Komandantin e KFOR-it për ta parë nga afër gjendjen.

Sinani falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it amerikan për bashkëpunimin e mirë që e kanë me komunën e Kamenicës./rajonipress/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com